• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ku shkuan lekët e ilaçeve? Nga drejtoresha e QSUT te drejtuesit e spitaleve rajonale, ja dëshmitarët që do thirren në Komision

4 September, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni Hetimor për Konçensionet në Shëndetësi, mandati i të cilit u shty edhe për 3 muaj, ka dakordësuar sot listën e drejtuesve të institucioneve që do të thirren për të dëshmuar.

Kështu lidhur me konçensionin e “check up” do të thirren për të dëshmuar nga Alma Cani, drejtoresha e QSUT-së, te drejtuesit e spitaleve rajonale.

Për të dëshmuar janë thirrur ish-drejtorët e spitaleve rajonale Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, drejtori i Koço Gliozhenit, Traumës dhe anëtarët e grupit të punës së check up.

Mbledhja e sotme, ndoshta nga më të qetat e zhvilluara në këtë komision, që drejtohet nga Albana Vokshi, ka zgjatur rreth 20 minuta, ç`ka duket se palët janë dakordësuar përsa i takon thirrjes së dëshmitarëve të rinj.

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit Hetimor, tha se lista e dëshmitarëve do të nisë nga ata drejtues apo ish-drejtues që nuk preken nga mungesa e informacionit.

“Lista e dëshmitarëve e kemi diskutuar dje gjatë në mbledhjen e kryesisë, jemi dakordësuar që meqë një pjesë e materialeve nga SPAK sa i përket check up, që arrijnë deri në 2019, ka ardhur vetëm disa ditë para, kemi vendosur që ta nisim me ata persona në listën e dëshmitarëve që nuk preken nga mungesa e këtij informacioni.

Propozimi është që të thërriten ish-drejtorët e QSUT, drejtoresha aktuale, ish-drejtoresha e spitalit Durrës, traumës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, drejtori i Koco Gliozhenit, anëtarët e grupit të punës së check up, kanë qenë disa mjekë dhe mjekët që i kishim në listë para se të mbyllej sesioni i kaluar por nuk e bënë dot dëshminë”, tha Vokshi.

Opozita dhe mazhoranca miratuan në seancën e 25 korrikut zgjatjen e afatit për komisionin hetimor për dy koncesionet sterilizimin dhe check up. i vetmi deputet që votoi kundër ishte socialisti Erion Braçe.

Koncensionet e Sterilizimit dhe Check-up-it janë prej disa kohësh çështje hetimore nga SPAK-u. Për çështjen e parë hetimet janë mbyllur, ndërsa janë nën arrest me burg ish-zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe koncensionari Ilir Rrapaj, si dhe dyshohet për shkelje dhe shpërdorim detyre ish- ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj.

Hetimet lidhur me koncensionin e Check-up-it vijojnë.

Paraardhëse

Shihej e zhveshur tërësisht, reagon Melinda pas videos virale

Pasardhëse

Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria, kaq afër e larg, DW: Mungesa e vullnetit politik, zhgënjim për mundësitë e humbura

Pasardhëse

Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria, kaq afër e larg, DW: Mungesa e vullnetit politik, zhgënjim për mundësitë e humbura

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Berisha: Zgjedhjet u grabitën në mënyrë kriminale

Nga lajme2
14 May, 2025
0

Kreu demokrat Berisha, tha se do te paraqese fakte në kancelaritë e Europës ne Senatin dhe Kongresin e SHBA-së. nga...

Berisha thërret me urgjencë drejtuesit politikë të qarqeve në takim në seli në orën 20:30

14 May, 2025

Sokol Balla ka nje mesazh per Berishen

14 May, 2025

Efi flet hapur për betejën me shëndetin mendor: Nuk shihja më dritë

14 May, 2025

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

14 May, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.