E vetmja gjë që nuk do hapet në Shqipëri edhe në vijim, me afat të papërcaktuar është transporti publik. Kështu tha kryeministri Edi Rama sot në një lidhje me News24, duke theksuar se ai është problem i madh për pandeminë e koronavirusit.
Rama nga studio e News24:
“Çdo gjë do hapet, do menaxhojmë sa më mirë por pa popullin e njerëzit kontribues është e pamundur, palestrat e të tjera do zgjidhen në vijim, brenda majit, do shohim deri në fund të kësaj jave sa do jenë shifrat do hapim dhe kufijtë tokësorë, me Kosovën e kufijtë e tjerë tokësorë që kemi”. tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post