Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim të fortë, ku shprehet se presidenti Ilir Meta, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, shpresat për pushtet i mbajnë tek ëndrra e katastrofës shëndetësore. Më 25 prill, vijon më tej Rama, ata do të dështojnë më keq se çdo herë tjetër.
“Ilir, që ti Monika, Luli, Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!”, shkruan Rama në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post