Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me bizneset e vogla në Fier. Gjatë fjalës së tij Rama nuk i kurse ‘thumbimet’ për opozitën.
Deklarata e Ramës:
“Ne nuk e konceptojmë kështu botën, njerëzit nuk mund të lihen vetëm. Duhen mbështetur që të rriten. Një fëmijë nuk mund të braktiset rrugëve, kështu është dhe biznesi i vogël. Është katastrofë që cilido që merret me një biznes të vogël të shkojë të votojë atë që do të bëjë taksën e sheshtë, 9% të paguash që ta cosh Lulin të flejë. Luli fle kudo që ta lesh, do të paguash taksë që ta lesh të flejë në kryeministri? Kjo është e pakonceptueshme, sado inat ta kesh Rucin dhe Ramën, kur vjen puna te xhepi yt fut dhe nxjerr fitimet e tua. Me Ramën dhe Rucin, ti e ke shumë të thjeshtë, ndërro kanal, shikoni Përputhen dhe shko atje po mos nxjerr lek nga xhepi kot që të mbash ata.“, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post