Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se për herë të parë në Shqipëri në zonën e Karavastasë do të ndërtohet parku Fotovoltaik. Pasi publikoi pamjet në rrjetet sociale, të shumta ishin reagimet nga qytetarët.
Një nga ata i shkruan kryeministrit se realiteti në Shqipëri është shumë i rëndë pasi po largohet e gjithë rinia. Sipas tij nuk ka asnjë ndryshim nga mandati i dytë i Sali Berishës me kohën që po jetojmë tani.
Rama i përgjigjet se gjërat duan kohë dhe durim. Ai paralajmëron se revolucioni dixhital do të asgjësojë të gjitha shushunjat.
Replikat
Qytetari: Po iken rinia ,,ky esht realiteti, populli I thjesht nuk mban dot biznes se ste len ujqerit e pushtetit dhe kriminelat qe behen pale me cdo qeveri .ky esht realiteti Z.Rama ,ata qe ke punsuar ne zyra apo kudo jan ber shushunja ,nuk ke asnje dallim nga mandati I dyt I saliut ,fatkeqesisht ,ata posht teje jan edhe me keqe.
Rama: Ke te drejte te mos e shohesh dallimin, e keqja harrohet shpejt dhe e mira s’ka fund, por e sheh s’e sheh ti, dallimi eshte fakt dhe eshte shume i madh, ne çdo drejtim! Sa per shushunjat e zyrave, po luftojme perdite kunder tyre dhe krahasimi me te shkuaren as qe behet fjale te behet dot, nderkohe qe Revolucioni Digjital i Sherbimeve do t’i asgjesoje krejt shushunjat, por gjerat thuhet kollaj po nuk behen kollaj, duan kohe e durim te madh, keshtu qe rri shtrember e fol drejte! Shendet e mbaresi.
Diskutime rreth kësaj post