Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbërritur pak çaste më parë në Pallatin e Brigadave ku është pritur nga kryeministri Rama. Takimi ka nisur pak çaste më parë, ku Rama dhe Hoti kanë parakaluar në Pallatin e Brigadave, për t’u futur më pas në zyrë për të biseduar, ndërsa është njoftuar edhe një konferencë për shtyp në orën 11:30.
Kryeministri Hoti ditën e sotme do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të shtetit, si Presidentin Meta, kreun e Kuvendit Ruçi, kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe kreun e PD, Lulzim Basha.
Vizita e Hotit vjen pas vizitës 2 ditore të kryeministrit Rama në Kosovë, ku u takua me krerët e partive politike, ndërsa shprehu edhe mbështetjen për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin pas aktakuzës për krime lufte të Prokurorisë së Posaçme të Hagës.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post