Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin ministror për të punuar për hartimin e programit të Partisë Socialiste që do të shpaloset para zgjedhjeve të 25 prillit.
Këtë e ka bërë të ditur vet rama përmes një postimi në Instagram ku shfaqet edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, zëvendës kryeministri Erion Braçe dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Siç duket i gjithë kabineti qeveritar po punon për finalizimin e planit të veprimit për PS-në në premtimet që do t’u bëjnë shqiptarëve për mandatin e ardhshëm.
“Drejt finalizimit të Vizionit Shqipëria 2030 dhe Planit të Veprimit 2021-2025”,- shkruan Rama bashkëngjitur fotos.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post