Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në Kongresin e PS-së me një falënderim për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite për këtë parti. Rama nuk la pa falenderuar edhe ‘babain e tij politik’ Fatos Nanon.
Deklarata e Ramës:
“Gëzuar 30 vjetorin e PS! Kjo është një ditëlindje e bukur! Është ditë e bukur, por kjo e sotmja ka veçantinë e përvjetorit të 30, por edhe shijen e fitores së sapoarritur. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë. Faleminderit edhe njëherë të gjithë atyre që punuan fort për këtë arritje dhe shkruan një faqe kaq të veçantë në historinë e PS. Faleminderit të gjithë që në 30 vite i dhanë frymë, energji dhe besim PS. Faleminderit që i dhatë emrin, vlerat dhe tiparet e ndryshimit. Faleminderit liderit të parë të saj, babait tim politik që në fillim e desha, pastaj e vrava. Më pas e gjeta të Rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë.”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post