Kryeministri Rama ka publikuar grafikun ku shihet se 10 ditët e fundit kemi rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore Covid-19.
Postimi i Ramës:
“SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID
*Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur, e dyta duhet të vazhdojmë kështu me durim sepse armikun e kemi pas çdo porte, e treta po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post