Kryeministri Rama komentoi kandidaturat e reja për deputetë të Partisë Socialiste në Vlorë. Kreu i qeverisë ka ironizuar presidentin Ilir Meta duke thënë se ai është i ri por i plakur dhe i lodhur.
Deklarata e Ramës:
“A i kanë përmbushur pritshmëritë deputetët aktualë këtë duhet ta thotë populli i Vlorës dhe jo unë. Kandidaturat janë një proces që ka nisur prej një viti. Një gjë është e sigurt, që drejtuesit e qarqeve do të jenë deputetë. Pastaj për pjesën tjetër pritet vlerësimi. Unë nuk kam asnjë vlerësim negative për deputetët, por të gjithë mund të kishin bërë më shumë. Emrat e rinj nuk është çështje moshe por energjish. Mund të jesh shumë i ri si Ilir Meta, por mund të jesh dhe plak aq i lodhur. Por mund të jesh i vjetër si Alfred Moisiu por mbetesh gjithmonë i ri”, tha Rama në televizionin e Vlorës.
Diskutime rreth kësaj post