Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka deklaruar se në fokus të diskutimeve ka qenë integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Siç Rama theksoi, Von der Leyen, e ka informuar për procesin screening për të gjithë grupkapitujt themelorë të negociatave, për të cilat ka pasur fjalë të mira.
“Presidentja na informoi për ecurinë e procesit të screning në kuadër të integrimit, po e them me këtë term se ende nuk jam informuar si është kjo fjalë në shqip. Është diagniozë e thelluar e të gjithë situatës në të gjithë sektorët e vendit. Më vjen mirë që nga presidentja dëgjuam fjalë të mira për këtë proces dhe për çfarë Shqipëria ka bërë. Megjithatë presidentja nuk është personi që thotë vetëm fjalë të mira, ç’ka e bën të rëndësishme fjalën e mirë. Kemi folur për situatën në rajon për ecurinë e përbashkët të të gjithë rajonit”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post