Duke folur në takimin e organizuar nga “The Economist” në Greqi, kreu i qeverisë Edi Rama, është shprehur se pretendimi grek për tu zgjeruar në detin Jon do të vendoset nga një palë e tretë, duke iu referuar Gjykatave Ndërkombëtare.
“Marrëveshja e parë që ne kemi bërë me Greqinë u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Ne i kemi intesifikuar bisedimet. Unë mendoj se me Greqinë jemi duke ecur përpara në rrugën e drejtë, dhe kjo çështje duhet të zgjidhet nga një palë e tretë. Është e drejta e Greqisë që të kërkojë zgjerimin e saj në detin Jon, por kjo është një çështje që duhet të shihet nga Gjykatat Ndërkombëtare”, – u shpreh Rama.
”Unë kam një ide, që e kam paraqitur dhe shpresoj që sa më shpejt ta arrijmë këtë. Kur bëhet fjalë për zonat detare ne ta mund ta zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve. Nëpërmjet një pale të tretë, apo nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare. Kjo mund të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët.
Imagjinoni që kryeministri grek thotë se do të shtojmë 12 milje kufirin detar, sipas Konventës Ndërkombëtare dhe një të drejte të Greqisë. Kjo bën që në Shqipëri të ndizet debati në rrjetet sociale. Ne kemi marrëdhënie strategjike si me Turqinë dhe me Greqinë. Të dyja shtetet janë të rëndësishme për Europën. Duhet dialog i mirfilltë. Marrëdhëniet konstruktive Greqi – Turqi janë diçka e mirë për Europën”, – tha më tej kreu i qeverisë.
Diskutime rreth kësaj post