Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tregoi se si do bëhet procesi i zgjedhjeve të kandidatëve për deputet në partinë që ajo drejton.
“Do ta vendosin strukturat e partisë. Prej një viti zonja Klajda Gjosha është kryetare e Komisionit të Vetingut. Ne kemi ndërtuar një grup të vetingut i cili veton të gjithë ata që kanë dëshirë për të kandiduar.
Periudha shtator-dhjetor do jetë periudha e zgjedhjeve në LSI dhe e evidentimit të të gjithë grupeve drejtuese gjatë procesit të vendimmarrjes së LSI-së dhe më pas do jenë anëtarët e partisë së qarqeve, përveç strukturave të partisë ata që do vendosin për sa i përket kandidimit të renditjes”, tha Kryemadhi për Hard Talk.
Diskutime rreth kësaj post