Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në një prononcim për median shqiptare në SHBA, Nova Media, ka komentuar situatën politike në vend dhe planet dhe veprimet e së ardhmes sa i përket Opozitës së Bashkuar.
“Ka një datë zgjedhje për 13 tetorin, por KQZ ka marrë atributet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk pranon dekretin e presidentit, që për shkak të stabilitetit kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve. Është një dekret, që duam apo nuk duam, që do ta shikojë e do ta gjykojë Gjykata Kushtetuese. Situata në të cilën gjendemi, tregon se jemi ende një vend në trazicion. Data 18 tetor është datë e rëndësishme, pavarësisht 9 kushteve nga Bundestagu gjerman. Sfidat janë përballë klasës politike, jo vetëm mazhorancës dhe kryeministrit të Rilindjes. Opozita po përgatit platformën antikrizë”, u shpreh kryetarja e LSI.
Ajo u shpreh se nuk do të ketë tërheqje dhe pas datës 18 opozita do të bëjë një axhendë tjetër.
“Nuk ka tërheqje. Mos harrojmë se kur opozita dogji mandatet dhe me bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit opozita kishte një komunitet ndërkombëtar totalisht kundër, që për hir të interesave të tyre, stabilitetit në rajon apo projekte të tjera siç ka qenë ndryshimi i kufijve të Kosovës. Por sot ne kemi të gjitha kushtet që kishte vendosur opozita, nga Bundestagu gjerman. Nuk ka tërheqje…
Ne presim që 18 tetori të jetë një “Po”. Hapja e negociatave do të thotë implemtim të reformës në drejtësi. 99.9% e shqiptarëve duan të jenë pjesë e BE. Kushtet nuk janë për ta, por për qeverinë. A kemi ne gabime? Po, ndryshe do të ishim Kroacia. Pas datës 18 opozita do të bëjë një axhendë tjetër…”, deklaroi Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post