Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, u shpreh e bindur se kryeministri Rama nuk merr mandat të tretë. Ajo tha se edhe sikur Taulant Balla të shkojë të numërojë votat, humbja e Ramës është e pashmangshme.
Ajo tregoi edhe një situatë të kryeministrit Rama gjatë një takimi në Vlorë.
“Rama mund të kërkojë të ngelet dhe me barrë, por nuk ngel dot. Nëse ai do të ndjekë këtë rrugë, të bëj ndryshime, të provokojë, presidentin, z.Basha. Mua s’ka ç’a të më provokojë se s’dua t’ja di ç’a thotë ai. Edhe sikur Taulant Balla t’i numërojë votat, ai nuk fiton dot.
Sepse 54% e bizneseve kanë falimentuar. 70% e turizmit është i vdekur, ka mbaruar. Një herë kur kishte qenë në Vlorë u kishte thënë atyre “doni të bëheni shërbëtorë të Lulit dhe Monikës?” Dhe njëri nën zë i kishte thënë: Po ç’shërbëtorë të bëhemi, ne jemi skllevërit e tu”, tha Kryemadhi për emisionin Java.
Diskutime rreth kësaj post