Partia Demokratike e ka pranuar humbjen dhe tashmë po ndjek një proces me dy faza. Atë të denoncimeve për rastet ku thuhet se janë bërë krime zgjedhore apo shkelje si atë të bërjes së një analize të thellë për taktikat e gabuara që mund të jenë zgjedhur.
Në një bisedë në “Radari Informativ” , gazetari Juxhin Mustafaraj tregoi skemën sesi pikërisht këto taktika të gabuara dhe hapësira që ju dha aleatëve mund të ketë ndikuar në humbjen e thellë të opozitës. Skema që do ti sillte më shumë mandate opozitë së bashku.
Berati:
Siç u shpreh gazetari, në këtë qark forcat opozitare nuk u bashkuan dhe kjo i siguroi PS-së një rezultat historik. Nëse PD do të ishte në një liste me LSI, mandatet nga 5 me 2, do të ndaheshin në 4 me 3.
PD dhe LSI së bashku do të kishin siguruar 31,432 vota dhe PS-së do t’i duheshin edhe 10,032 vota për të marrë mandatin e pestë. PS, për të marrë mandatin e pestë do t’i duheshin 10, 032 vota, një shumë e madhe.
Durrësi:
Nëse PD dhe LSI do të garonin me një listë, totali i votave të tyre bëhej 72,911 dhe PS-së do t’i duheshin edhe 6403 vota për të marrë mandatin e tetë. Pra nga 8 me 6, ndarja e mandateve bëhej 7 me 7 dhe PS-së i digjej kështu mandati i Edi Ramës
Vlorë:
Në Vlorë, LSI nuk pranoi të garonte me një listë me PD pasi pretendonte të fitonte votën e majtë. Por, nëse do të ishte bashkuar me PD, totali i votave do të ishte 38,330 dhe PS-së do t’i duheshin 2305 vota për të marrë mandatin e tetë. Ndarja bëhej nga 8 me 4 në 7 me 5 dhe sërish bëhet fjalë për mandatin e Edi Ramës.
Gjirokastër:
PD dhe LSI bashkë merrnin 19,794 vota dhe PS-së do t’i duheshin edhe 5,084 vota për të marrë mandatin e tretë.Ndarja bëhej nga 3 me 2 në 2me 2 mandate.Po ashtu, sipas llogaritjeve të bëra nga Juxhin Mustafaraj rezulton se nëse PD dhe LSI do të ishin bashkuar në Shkodër, do t’i merrnin një mandat Tom Doshit në këtë qark. Për 200 vota, PSD ka marrë mandatin e dytë.Si përfundim ndarja e mandateve në rang vendi do të ishte: PD 68 mandate, PSD 2 mandate dhe PS, 70 mandate.
Diskutime rreth kësaj post