Partia Socialsiste ka 350 mijë vota më pak dhe nuk do të arrijë të marrë më shumë se 30 deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Kështu u shpreh në Syri TV, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi teksa komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e tij. Për Kryemadhin, opozita nuk është e dëmtuar që shkon në zgjedhje pa asnjë bashki duke parë skandalet që sipas saj po dalin përditë për kryebashkiakët socialist.
Z.Rama sot ka mbledhur kryebashkiakët dhe ka kërkuar mobilizim për të marrë 800 mijë vota. Si ju duket kjo pritshmëri e tij?
Le të bëjë “Bajram me mend” thonë dibranët. Kështu që le ta vazhdojë lojën e tij. Unë them që është një dëshirë, shumë mirë që ka dëshirë. Unë shpresoj që ai ose këshilltarët e tij ta iluminojnë dhe ta ndriçojnë në kërkesat që ka dhe për ti shpjeguar realitetin e vërtetë çfarë ndodh në Shqipëri dhe çfarë flitet në rrugët, pallatet, lagjet jo vetëm të Tiranës por gjithe Shqipërisë. Megjithatë shpresa vdes e fundit për çdo njeri dhe për z.Rama shpresa e tij është që të ketë 800 mijë vota dhe unë nuk mund të pretendoj t’i ndaloj shpresën atij. Le të vazhdojë të funksionojë me shpresë.
A do të jetë e vështirë për opozitën të hyjë në zgjedhjet e 2021 pa asnjë Kryetar Bashkie?
Fare. Biles do të jetë shumë më e thjeshtë sepse sot më shumë se kurrë qytetarët shqiptar dhe jo vetëm qytetarët shqiptarë, jo vetëm militantët se ne jemi mësuar në përgjithësi që kemi folur për militantët dhe për votuesit partiak, një pozicionim i tillë i Partisë Socialistë me 6 Kryetarë Bashkish të shkarkuar për lidhje me krimin apo këshilltarë të Këshillave Bashkiak që pjesa e tyre më e madhe jo vetëm kanë lidhje me krimin por edhe janë personazhe që marrin nga 4-5 rroga kur ndërkohë shqiptarët nuk kanë marrë akoma pagën e luftës, ka treguar fytyrën e vërtetë të Rilindjes dhe abuzimin e vërtetë që është bërë me siglën e PS. Mjafton t’i kthehemi numrave të 2019 në votimet e PS në 30 qershor do të kuptoni që PS i mungojnë mbi 350 mijë socialistë që nuk i kanë shkuar të votojnë. Shto dhe gjithë ata nënpunës të cilët kanë qenë të detyruar për të shkuar për të votuar dhe që kanë bërë fletat e votimit të pavlefshme unë uroj që do të jetë fitore e madhe që z.Rama po e kapi një numër të konsiderueshëm po themi te 30 deputetët do ishte sukses final ose shumë i madh për Rilindjen. Sepse janë socialistët të parët ata që do ta ndëshkojnë me votë dhe ju e dini shumë mirë që sicc bën z.Rama sondazhe që i ka marrë të gjitha kompanitë lokale të sondazheve dhe e dini shumë mirë sesi e lexon votën dhe ne të LSI jemi bërë ekspertë për leximin e votës sepse gjithmonë na dalin ato që themi.
Përse nuk këmbënguli opozita që zgjedhjet e ardhshme lokale të bëheshin në të njëjtën datë me zgjedhjet e përgjithshme pra vitin tjetër?
Opozita i qëndron të gjitha premtimeve të saj ndaj komunitetit ndërkombëtar, përsa i përket që mbas dakordësimit që është berë në janar ku opozita duhej të dakordësohej për 5 rekomandimet e OSBE ODHIR-it dhe në 5 qershor kemi nje dakordësim te firmosur nga të katërta palët Më pas çështje të tjera që janë dekreti i Presidentit, Gjykata Kushtetuese, rivlerësimi i dekretit të Presidentit për zgjedhjet lokale, nuk janë më çështje e opozitës janë çështje e institucioneve të reja të drejtësisë të cilat do të jenë ato që do të vendosin se çdo të ndodhë me zgjedhjet lokale. Duke pasur parasysh që nga 15 kushte që ka sot Shqipëria që e nisi me 1 kusht me reformën në drejtësi në 2016 dhe në 2017 kur LSI u largua nga qeverisja dhe ministria e integrimit u shkri dhe nuk ekzistoi më dhe është kthyer tashmë procesi i integrimit qebaptore dhe shpërndarje qokash. Ajo që mendojmë ne është që 14 kushtet që janë të lidhura, janë të lidhura me qeverisjen, me institucionet shtetërore dhe ndërhyrja e opozitës nuk mund të jetë aty. Ajo që themi ne dhe që kemi thënë gjithmonë është që opozita do të zbatojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese të një Gjykate Kushtetuese e cila i mungon prej 3 vitesh shtetit shqiptar që nuk ka bërë vaki dhe nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës.
Diskutime rreth kësaj post