Prej disa ditësh qyteti i Krujës është kthyer në një vatër të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit. Mirëpo më në fund vijën lajme të mira nga ky qytet.
Burime nga ministria e Shëndetësisë bënë me dije për ‘News24’ se fatmirësisht brenda 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast pozitiv që vjen nga Kruja.
Kujtojmë se vatra infeksioni në këtë qytet u bënë disa fasoneri, të cilat tashmë janë gjobitur dhe nga ISHSH për mungesë të kushteve të kërkuara nga autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Aktualisht në Krujë numri i personave të prekur në total është 65.
Diskutime rreth kësaj post