Një vajzë shqiptare ka fituar garën për fustanin më të bukur të nuses të mbajtur në Shtetet e Bashkuara. E veçanta e këtij fustani ishte krijimi i tij me letër higjenike.
Vajza shqiptare quhet Mimoza Haska dhe banon në Karolinën e Jugut. Ajo krijoi një fustan stil sirene për të cilin iu deshën 48 rulonë me letër higjenike dhe 400 orë punë.
Mimoza e kishte punuar fustanin me grep, një metodë të cilën e ka trashëguar nga nëna e saj.
“Unë jam gjithmonë për një pamje të veçantë, unike, me shumë klas. Nuk është një ide e veçantë, thjesht diçka që i përshtatet syrit dhe që të bën të dukesh gjithmonë mirë”, u shpreh Mimoza.
Mimoza fitoi 10 mijë dollarë nga ky konkurs me fustane.
Diskutime rreth kësaj post