• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kreshnik Spahiu tregon ngjarjen më të hidhur në politikë dhe bën parashikimin e bujshëm për Lulzim Bashën

18 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.1k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mark Marku do të jetë drejtuesi politik i PD në Lezhë. Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që postin e rëndësishëm për drejtimin e qytetit të Lezhës tia besojë Markut.

Pas tij, u emëruan dhe drejtuesit politik të qarqeve Fier, Vlorës dhe Elbasanit, respektivisht Enkelejd Alibeaj në Fier, ish-kreu i KLSH Bujar Leskaj në Vlorë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, Gazment Bardhit, qarkun e Elbasanit.

Për analistin Kreshnik Spahiu “zgjedhjet janë shitur, njësoj si ato ndeshjet e futbollit që u kuptohet rezultati para se të fillojë ndeshja, që nga momenti kur trajneri përcakton formacionin humbës.”

Postimi i plotë i Spahiut

“5 vjet më parë kam përjetuar një nga ngjarjet më të hidhura në politikë.

Isha në Peshkopi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë, e cila ishte shkaktuar nga “brekët e grisuara të Shukriut”, ish- kryetarit të Bashkisë.

brengosur nga ngjarja perverse vendosa të mbështesja Sherefedin Shehun, për të cilin unë ende kam shumë respekt.

Sapo mbërrita në hotelin në qendër të Peshkopisë, dëgjova ulërimat e pronarit, i cili shante me nënë dhe babë disa persona.

U shtanga dhe mendova se do kriste pushka.

Dyshova mos ishte ndonjë bandë hajdutësh që i kishte vjedhur, por jo, isha gabuar.

U afrova të ndihmoja pronarin që e njihja paksa dhe t’i vija në ndihmë, por u befasova.

Në tavolinën që po shaheshin ishte kryesia e Partisë Demokratike, dy nënkryetarët, sekretarët dhe 10 anëtarët e Kryesisë.

Nuk ishte mbledhje. Thjesht ishin n? verandë me gota përpara.

Pronari vazhdonte të ulëriste dhe i kërkonte njërit prej tyre të largohej nga hoteli.

“O pis, o maskara, o batakçi që shkatërrove Partinë Demokratike”

“ O plehrë që ke dy javë që pi vetëm raki dhe nuk bën asnjë mbledhje.”

E tërhoqa pronarin e hotelit veç për të shmangur përplasjen fizike dhe e pyeta:

-Çfarë ka ndodh?

Ai më tha:

-Këta derra hanë dhe pinë pa paguar, dhe e diskredituan Partinë Demokratike. Nuk punojnë fare.

Kanë ardhur gjoja për fushatë dhe ma mbaruan fuçinë e rakisë dhe gjithë qoftet apo jufkat e qytetit.

Këta hanë dhe pinë si derra 12 orë.

Pas pak na u desh ta bindnim “drejtuesin” e Partisë Demokratike të largohej nga hoteli, se në të kundërt do ndodhte skandal.

Ishte moment tragjik, që më ka lënë një shije të hidhur.

“Burri me thinja” mbushi valixhet me zhelet e tij dhe në sy të qindra klientëve iku në një hotel tjetër.

Aq e rëndë ishte ngjarja, sa mua më vjen shumë rëndë t’ja publikoj emrin dhe po e ruaj disi për etikë.

Mu kujtua kjo ngjarje, tek po lexoja emrat e drejtuesve të listave për deputetë në disa qarqe të opozitës shqiptare.

Ishin të njëjtat emra dhe figura që i përzuri pronari i hotelit në Peshkopi.

I lexova dhe kujtova ngjarjen e pijanecëve ordinerë, që nuk fituan dot garën as kundër brekëve të grisura të socialistëve në Peshkopi.

Sot thjesht kuptova: Që zgjedhjet janë shitur, njësoj si ato ndeshjet e futbollit që u kuptohet rezultati para se të fillojë ndeshja, që nga momenti kur trajneri përcakton formacionin humbës.

Listat humbëse të Lulzim Bashës në Durres, Fier, Korçe, Elbasan, Shkoder, Tiranë, s’janë as nga budallallëku dhe as nga paaftësia.

Thjesht janë formacione humbëse për një ndeshje të shitur.

Kush ka sy le ta shikojë, dhe kush ka vesh le ta dëgjojë. Rezultati i zgjedhjeve në 25 prill është bërë pazar në tavolinë, prandaj 6 muaj përpara zgjedhjeve trajneri mori 4 vila me pishinë dhe i vuri në emër të kunatit.

Mund të duronte dhe 6 muaj nëse shpresonte në fitore, por jo aspak. Ai e di rezultatin humbës.

Kap ç’të kapësh para humbjes dhe dorëheqjes.

Në 26 prill do i duhet të largohet si kryetar, por i duhet që të ketë edhe një alibi.

Këtë radhë do të thotë: Emrat dhe listën pa “Nishan” e bëri Jari dhe Besniku.

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë akoma lista.

3 muaj para zgjedhjeve po shqyhen mes vetes.

3 muaj para zgjedhjeve po ndahen nga LSI.

3 muaj para zgjedhjeve grinden për emra.

3 muaj para zgjedhjeve sulmojnë partitë e reja.

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë zyra elektorale

3 muaj para zgjedhjeve Basha del vetëm kudo.

3 muaj para zgjedhjeve deklaron 4 vila.

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë asnjë figurë të re.

3 muaj para zgjedhjeve emrat e njëjt si në 2017.

Keqardhje e madhe për mijëra demokratë që kanë 8 vjet enden rrugëve duke protestuar dhe bërë tifozllëk për Lulzimin.

Në 26 prill do ju dalë “narkoza” dhe kuptojnë pazarin dhe ndeshjen e shitur në tavolinë nga trajneri, i cili kur e pa të pamundur fitoren, i ra shkurt dhe tha:

“Kap ç’të kapësh se humbjen e kam në xhep””, ka shkruar Spahiu.

Paraardhëse

Një parashkim gjeopolitik nga Ankaraja: Pse shekulli 21 do jetë i Azisë

Pasardhëse

Yuri Kim nuk e fsheh entuziazmin, ja mesazhi që jep pas marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë

Pasardhëse

Yuri Kim nuk e fsheh entuziazmin, ja mesazhi që jep pas marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.