• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kreshnik Spahiu plas bombën dhe zbulon arsyen e refuzimit të ambasadores Kim nga Presidenti

26 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kreu i aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një reagim të fortë par deklaratës së mbrëmshme të Presidentit Meta për refuzimin e takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Teksa analizon të gjithë situatën politike në vend, Spahiu zbulon arsyen e vërtetë pse Meta e refuzoi Kim-in dhe kush është ‘hija e zezë’ që po komandon në fshehtësi opozitën dhe vet Metën.

Postimi i plotë:

“Pse gjithë kjo frymë anti-amerikane në Shqipëri?

Presidenti Meta ka hedhur dje hapin e parë drejt shpalljes Non Grata të ambasadores amerikane Yuri Kim.

Ilir Meta i cili del foto me çdo qen dhe mace në Gjirin e Lalzit, ka deklaruar që s’ka kohë të pres në zyrë ambasadoren fuqi plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dje në emisionin “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, u zyrtarizua qëndrimi anti-amerikan i Presidentit shqiptar, i cili me sa duket do shkoj drejt një presioni ekstrem kundër diplomacisë amerikane.

Shumëkush e ka të vështirë të kuptojë arsyet por shumë shkurt po ju rendis shkaqet politike pse Presidenti shqiptar po shkon drejt një përplasje të pashmangshme me SHBA:

1- sepse SHBA së shpejti do kërkojë arrestimin e peshqve të mëdhenj në Shqipëri, dhe lista e arrestimeve fillon me presidentin Meta.

Proçedimi Ilir Metës do bëhet nga prokurorë të SPAK por që janë nën asistencën e programit OPDAT që u sulmua dje nga Ilir Meta.

Për informacion të atyre që s’kuptojnë funksionimin e reformës: OPDAT quhet programi amerikan i financuar nga Washington për reformën në drejtësi dhe që drejtohet nga FBI.

Meta po aplikon të njëjtën taktik që përdori me ambasadorin Borschard OSCE që e shpalli të padëshiruar në takime.

2- sepse ka një qëndrim konseguent dhe vazhdimësi të SHBA kundër Ilir Metës që daton me ambasadorin Arvizu dhe më pas me ambasadorin Donald Lu i cili kërkoi Prokurorit përgjithshëm proçedimin penal të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Qëndrimi i amerikanëve kundër Metës u ri-konfirmua kur ambasadorja Yuri Kim, zyrtarizoi qëndrimin kundër protestës anti-amerikane të 2 marsit në të cilën Ilir Meta keq-përdori flamurin amerikan dhe përcolli mesazhe presioni kundër trupit diplomatik apo reformave.

Metës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të sulmoj i pari, dikë që 100% është kundër tij.

3- Sepse Meta është në aleancë me Sali Berishēn dhe po përdoret shumë keq prej tij.

Berisha ka dy probleme serioze me ambasadën amerikane:

– ambasada i ka hequr vizën dhe të drejtën e hyrjes në SHBA Berishës dhe familjes së tij

– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka refuzuar ta takoj Berishën që kur ka ardhur në Shqipëri.

Ambasadorja Yuri Kim ka takuar me qindra politikan dhe zyrtar me përjashtim të Sali Berishës. Atë as nuk e pret në zyrë dhe as nuk i shkon në zyrë sepse ka ardhur me njē objektiv të qartë në Shqipëri.

Në këto kushte Berisha i cili në hije lëviz gjithë fijet e opozitës, nuk i ka mbetur armë tjetër veçse ta luftoj ambasadēn amerikane me të njëjtat mënyra.

Ambasadorja rrefuzon takim me Berishën, anasjelltas Berisha po bind Metēn që mos e pres në takim ambasadoren.

4- Sepse e ambasadorja amerikane ju prishi pazarin që tentuan Meta-Berisha me Edi Ramën, për të këmbyer reformēn zgjedhore me amnistinë ligjore dhe bllokimin e reformës në drejtësi.

Meta dhe Berisha kërkojnë të jenë një hap përpara në luftën me Ëashingtonin.

Mbrojtja më e mirë është sulmi.

Kjo strategji ju ka funksionuar kundër çdo ambasadori amerikan.

Të shohim nëse do kenë sukes edhe me njeriun e besuar të Donald Trump.

Deri dje justifikoheshin që ambasadorët janë të korruptuar nga SOROS.

Por tani s’kanë ç’thonë për diplomaten anti-SOROS e cila ka zgjedhur të jetë avokate e popullit shqiptar dhe prokurore e mafies Toto-Meta, ndonëse këta dy të fundit tentuan t’a trembin të dielën, duke i rikujtuar vrasjen me eksploziv të Giovanni Falcones.

Harruan që Amerika ka peshkuar historikisht peshq më të mëdhenj se Meta dhe Berisha.” – ka shkruar Spahiu.

Paraardhëse

Tritan Kalo zbulon medikamentin që po përdor vet prej muajit shkurt për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Pasardhëse

Ansi feston ditëlindjen, Sinani i organizon festën përrallore (FOTO)

Pasardhëse

Ansi feston ditëlindjen, Sinani i organizon festën përrallore (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.