Ish-kreu i Aleancës Kuq e ZI, Kreshnik Spahiu ka dhënë një mesazh të fortë pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani lidhur me Mini-Shengenin shqiptar.
Spahiu tha se duhet shkulur trau i kufirit Shqipëri-Kosovë siç ka bërë Bashkimi Europian.
Kreshnik Spahiu:
“Hipokrizi e ndyrë e liderve të Prishtinës dhe Tiranës.
Kosova dhe Shqipria nuk ndahen nga trau 5 euro i Çet Kastratit, por nga trau 100 vjeçar i Morinës që ndau Shqipërinë e jugut, me Shqipërinë e Veriut. Vjosa dhe Lulzimi nëse janë kundër Mini-Shengenit Ballkanik, duhet kryejnë Mini-Shengenin shqiptar. Nuk bashkohemi duke heq traun e Kastratit në Kalimash, por duke shkulur traun e kufirit Shqipëri-Kosovë siç ka bërë Bashkimi Europian”, shkruan Kreshnik Spahiu
Diskutime rreth kësaj post