Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu përmes një postimi në rrjetet sociale ngre 3 pyetje ironike ndaj opozitës dhe aksioneve të tyre të ditëve të fundit.
Nisur nga pjesëmarrja e ulët dje në protestë Spahiu pyet me ironi se sa ishte përafërt i protestuesve që dje u mblodhën nga të gjitha partitë e opozitës?
Jo vetëm kaq por ironizon edhe përgjumjen e demokratëve, duke pyetur se kur do të jetë protesta e radhës.
Spahiu nuk ka lënë pa thumbuar edhe kryemadhin e cila ditët e fundit është akuzuar si ‘tradhtare’ për shembjen e Teatrit Kombëtar.
“Kam 3 pyetje të sinqerta: 1- Sa ishte numri i përafërt i protestuesve që dje u mblodhën nga të gjitha partitë e opozitës? 2- Protesta e radhës do jetë pas Bajramit, apo pas sezonit të plazhit sipas demokratëve? 3- Sa lek mori Monika nga Rama për aktrimin dhe sabotimin?”, – shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post