Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se negociatat Athinë – Tiranë janë bllokuar për shkak të rezervave të presidentit shqiptare dhe mungesës së kuorumit të gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
Kotzias i bëri këto deklarata pas takimit me homologun gjerman, Heiko Maas, të cilin siç tha, e informoi për marrëveshjen e Prespës (për emrin e Maqedonisë) dhe ecurinë e negociatave me Shqipërinë.
“Ne i bëmë negociatat me Shqipërinë. Dhe siç e dini, tani janë bllokuar jo nga ne, as nga ministria e Jashtme atje, por në problemet administrative që kanë, në mospajtimin e presidentit të vendit fqinj me qeverinë. Dhe në faktin se Gjykata Kushtetuese në këto momente nuk ka kuorumin e plotë për të funksionuar plotësisht”, tha Kotzias në një prononcim të shkurtër për shtyp.
Diskutime rreth kësaj post