• Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
No Result
View All Result
Lajme.al
No Result
View All Result
Kreu Opinion

Kot lodhet Sali ziu

12 April, 2017
në Opinion
0
Ambasadori amerikan të na tregojë emrat e të korruptuarve
8
Lexime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Spartak Ngjela

Tani në Shqipëri ka përfunduar gjithçka: koha korruptive dhe abuzuese fillon të bëjë dorëzimet. Sepse nuk kishte si të mbyllej ndryshe një luftë e cila ka qenë një politikë e korruptuar primitive. Kjo politikë në fakt është drejtuar nga një verb infantil që e nisi urrejtjen kundër dijes në Shqipëriqë që në vitin 1992: me mallkim ndaj intelektualizmit dhe drejtësisë. Por kjo lloj politike nuk mund ta mundte dot politikën e kualifikuar amerikane, e cila gjithmonë ka qenë politikë force në funksion të interesit të saj.

Humbën me gjithsejt të gjithë të korruptuarit: të martën këta tregojnë se u lodhën kot në një çadër dhe duke u dalldisur poshtë e përpjete nepër Perëndim që të shpëtonin korrupsionin shqiptar, veten dhe gjënë e vjedhur prej tyre. Fundi i tyre erdhi i përqëndruar në një çadër vulgare, e cila në fakt do të hyjë në historinë e Shqipërise me simbolikën e një “kështjelle prej letre”, si bastioni i fundit ku u mbodh për të fituar luftën me Amerikën korrupsioni dhe banditizmi shqiptar.

Kot lodhet Sali ziu me legjendën e Sorosit dhe me Tump-in që “pret t’i vijë në çadër”. Rropatje e kotë. Kurrë nuk mund të mbështetet interesi amerikan në Shqipërinë e ekstremit oriental, e cila simbolizohet sot me fluksin Sali.

  1. Shqiptarët duhet ta mbajnë si një lavd historik vlerësimin e veçantë kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shërbimin e madh që ajë iu bëri në një luftë tre vjeçare, 2014-2017, dukë shkallmuar të keqën e tretë të madhe të shqiptarëve: pas pushtimit osman dhe komunizmit.
    Ashtu sikundër që ishin organizuar strukturat politike në Shqipëri, për shqiptarët thuajse ishte absolutisht e pamundur që të vendosnin vetë moralitetin në shtetin shqiptar.
    Një shoqëri e re e ndërtuar e gjitha krjet jashtë virtutit dhe personalitetit, siç ishte shoqëria shqiptare postokuniste, do ta kishte shumë të vështirë që të ngrinte shtetin e së drejtës, nësë reformat antipuniste në Shqipëri nuk do të drejtoheshin nga njerëz me principin etik të drejtësisë, të respektit ndaj popullit të vet dhe të ndërgjegjes së lartë kombëtare.
    Kjo rezultoi e pamundur, dhe prandaj Shqipëria e viteve 1992- 2017, e drejtuar nga egërsia antikombëtare, e paditur dhe e lodhur nga varfëria e gjatë familiare që kish kaluar, hyri sërish në periudhën gatianarkike të viteve 1912-1920: me një jetë shoqërore të drejtuar nga krimi dhe me mungesë tërësore të drejtësisë.
    Mungesa e personalitetit intelektual dhe personalitetit që vjen nga virtyti për burrin e shtetit, izolimi i botës akadanike dhe thirrja në administratën e lartë e injorancës, e ktheu gjendjen në një zhvillim spontan.
    Shqiptarët në vitet 90′ hynë në një rrugë të errët që e solli mbijetesën shoqërore dhe ngritjen e mirëqënies individuale me anë të “shfrytëzimit” të botës perëndimore duke shitur punë masive atje dhe duke fituar nëpermjet trafiqeve të paligjshëm. Shqiptarët filluan sërish të mbijetojnë me “piraterinë” moderne tani, dhe këtë herë, njëlloj si iliret përballë Perandorisë Romake dy mijë vjet më parë.
    Shteti shqiptar jetonte me ndihmën financiare të Perëndimit dhe remitancat e emigracionit që hap pas hapi arriti në një milionë e gjysëm shqiptarë që punojnë sot në të gjitha vendet perëndimire, edhe në Kanada, edhe në Amerikë
    Kjo ishte pak a shumë gjendja kur amerikanët dhe gjermanët filluan rrugën drastike për Reformën shqiptare në drejtësi. Por me këtë Reformë, e cila bëhet për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Europian, sigurisht që bashkë me “piraterine moderne” merr fund edhe vjedhja e madhe korruptive që u kanë bërë shqiptarëve një tufë e madhe injorante dhe grabitëse njëherësh.
    Kjo është arsyeja e
    gjendjes së trishtimit patologjik që ka kapluar Sali Berishën e gjithë një varg të gjatë individësh të korruptuar, të cilët, duke mos ditur të bënin asgje, morrën gjithçka e kudo në një Shqipëri me jetë shoqërore të paorganizuar.
  2. Sot, në funksion të Shqipërisë, intetesi amerikan është njësuar me interesin shqiptar. Shqipëria ka njerëzit dhe territorin, kurse Amerika ka paratë dhe mëndjen, intelektin e lartë merkanil, dhe kapacitetin e lartë për strukturat e tregut dhe shtetit modern, që bashkë me interesin gjerman e shohin Shqipërinë si qëndrën e tregun e përbashkët të Ballkanit Perëndimor.
    Është gjitjashtu fakt tani, se, në këtë zonë dhe prapë nepërmjet pozicionit shqiptar dhe botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, konkuron edhe interesi gjerman si interes i njësuar me Bashkimin Europian.
    Bashkimi Europian dhe Amerika e duan Shqipërinë partnere kryesore bashkë me të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
    Janë këto përkime historike të cilat në fakt janë triumf i madh i gjuhes shqipe që mundi të mbajë gjallë shqiptarët në Ballkan me gjithë një luftë të pandërprerë genocidiale antishqiptare në Ballkan.
    Tani që identiteti shqiptar që vjen nga lashtësia, do të jetë risia e historisë dhe zhvillimit moderno-perëndimor të Ballkanit Perëndimor.
  3. Po ta shohësh me vëmendje historinë e Shqipërisë, sikurse e kam shprehur, këto intetesa do të përkonin të konverguara në një kohë, dhe ja ku ka ardhur koha: njëlloj sikuse u puq interesi shqiptar me interesin austrohungarez në fillim të Shekullit të XX-ë.
    Kjo është aleanca shqiptaro-amerikane dhe, tani, kur kjo aleancë është jetike për politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor, një grup të korruoptuarish, gjyqtarë dhe politikanë të lartë, menduan se hallemadhi Sali do t’i shpëtonte me forcën e imagjinatës mbrojtëse pa sens të tij.
    Berisha u kuptua që në fillim se politikisht ishte jashtë kohës dhe hapësirës. Ky e ka bllokuar politikën amerikane që në kohën kur ajo merrej intensivisht për të krijuar shpërbërjen e Jugosllavisë, por në këto vitet e fundit, sigurisht që ai ka qenë i ngulur fort në idenë se me bllokimin e politikës amerikane ne Shqipëri, do ta shtynte intncionin amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe për disa vjet.
    Ndonëse e bllokoi për dy vjet e gjysmë Reformën në Drejtësi, përfundimisht tani ka falimentuar.
    Po, cilat janë disavantazhet e tij në këtë kohë?
    Nuk ka asgjë në avantazh sepse ka humbur çdo procedurë. Vetingu do të fillojë aplikimin e tij ligjor që nesër dhe i drejtuar nga ndërkombëtarët. Koha e ligë abuzuese në Shqipëri, që nesër fillon të bëjë dorëzimet.

Paraardhëse

Reali gjunjëzon Bayernin

Pasardhëse

Tre pistat e vrasjes së Artan Cukut: Kromi, Vlora dhe Daka

Lajme të ngjashme

Rama i kthehet studentit: S’tjap llogari ty (VIDEO)
Opinion

Goditja e tërmetit dhe a na duhet një kryeministër si Rama?

10 December, 2019
Berisha falenderon mediat greke: Autori i grabitjes në Rinas nuk do zbulohej kurrë
Opinion

Ky është një nga shkaqet themelore të keqmenaxhimit të gjendjes së jashtëzakonshme

5 December, 2019
“Tufat” dhe “Tufëzinjtë” e kryeministrit Rama
Opinion

“Tufat” dhe “Tufëzinjtë” e kryeministrit Rama

14 November, 2019
‘Lider rajonal’, apo me mision për të përçarë Kosovën me Shqipërinë?!
Opinion

‘Lider rajonal’, apo me mision për të përçarë Kosovën me Shqipërinë?!

11 November, 2019
Mini Shengeni Ballkanik! A ka dalë Edi Rama jashtë kontrolli
Opinion

Mini Shengeni Ballkanik! A ka dalë Edi Rama jashtë kontrolli

11 November, 2019
Berisha falenderon mediat greke: Autori i grabitjes në Rinas nuk do zbulohej kurrë
Opinion

E verteta, implikimi direkt i Ramës me tokat në Gjirin e Lalzit

7 November, 2019
Pasardhëse
Kush është ish-zyrtari i Policisë që u ekzekutua te liqeni

Tre pistat e vrasjes së Artan Cukut: Kromi, Vlora dhe Daka

Diskutime rreth kësaj post

Të fundit

“Uroj që 2020 të na gjejë me mendje të ftohtë”, Ditmir Bushati jep mesazhin e fortë: Me më shumë bashkëpunim politik

Shpallja “non grata” 14 personave shqiptarë nga SHBA, Ditmir Bushati tregon për “Zërin e Amerikës” kush është shqetësimi kryesor

11 December, 2019
Rama veçoi mesazhin e SHBA pas tërmetit, përlotet Leyla Moses-Ones gjatë fjalës së kryeministrit

Rama veçoi mesazhin e SHBA pas tërmetit, përlotet Leyla Moses-Ones gjatë fjalës së kryeministrit

11 December, 2019
Pasuria e deputetëve të rinj, pa llogari bankare, me disa apartamente

Plas keq mes deputetëve, inatoset keq kreu i partisë së djathtë: Burrë i poshtër, i pafytyrë (FOTO)

11 December, 2019
Nuk e merrni dot me mend! Iva Tiço flet për ‘profesionin’ e saj të dytë: Më ka dalë nami! Të betohem më erdhën tre oferta

Nuk e merrni dot me mend! Iva Tiço flet për ‘profesionin’ e saj të dytë: Më ka dalë nami! Të betohem më erdhën tre oferta

11 December, 2019
“Nuk do mbahen lekë nga rroga”, ish-deputetja e PD nxjerr dokumentet dhe shpërthen në akuza: Rama po mashtron, ja faktet (FOTO)

“Kam dy javë që ndjehem shumë herë më i vogël se Erion Braçe”, Rama bën deklaratën befasuese

11 December, 2019
Edi Rama e nis ditën me fjalë nga Kurani dhe jep një mesazh të rëndësishëm (FOTO)

“Më kanë perceptuar si hoxhë apo prift”, përpara ambasadorëve, Rama i përgjigjet gjithë zërave kritikë

11 December, 2019
E ofendoi keq, Rozana Radi i kthen përgjigjen epike komentueses (FOTO-VIDEO)

Nuk përmbahet Rozana Radi, zbulon si ‘ia tregon vendin’ atij që e lëndon

11 December, 2019
Sekretari i përgjithshëm i PD flet për formulën e re: Çfarë ndodh në momentin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese

Sekretari i përgjithshëm i PD flet për formulën e re: Çfarë ndodh në momentin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese

11 December, 2019
Macron: Shqipërisë i kemi hequr vizat, por mijëra persona kërkojnë azil

Dokumenti ‘kundër’ Macron, zbulohen propozimet e 9 vendeve anëtare të BE për të shpejtuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut 

11 December, 2019
Sot është deputete në Kuvend! Zbulohet e shkuara e politikanes shqiptare, dikur aktore në skeçe humoristike (VIDEO)

Sot është deputete në Kuvend! Zbulohet e shkuara e politikanes shqiptare, dikur aktore në skeçe humoristike (VIDEO)

11 December, 2019
Humbën djalin nga tërmeti, Rama viziton familjen Preçi dhe i jep një porosi të vëllait (VIDEO)

Humbën djalin nga tërmeti, Rama viziton familjen Preçi dhe i jep një porosi të vëllait (VIDEO)

11 December, 2019
Tërmeti 6.7 me epiqendër në Durrës, sizmiologu grek sqaron se mbi çfarë kriteresh u ‘parashikua’

Tërmeti 6.7 me epiqendër në Durrës, sizmiologu grek sqaron se mbi çfarë kriteresh u ‘parashikua’

11 December, 2019
Gjekmarkaj flet për situatën e tërmetit: Opozita të ushtrojë presion dhe të kërkojë përgjegjësit. Rama sot në Laç dha ‘spektakël’ të padenjë

Gjekmarkaj flet për situatën e tërmetit: Opozita të ushtrojë presion dhe të kërkojë përgjegjësit. Rama sot në Laç dha ‘spektakël’ të padenjë

11 December, 2019
Çfarë po “kurdisin” vetëm një ditë para mbledhjes? Donika Prela “kapet mat” me anëtarin e KLP (FOTO)

Çfarë po “kurdisin” vetëm një ditë para mbledhjes? Donika Prela “kapet mat” me anëtarin e KLP (FOTO)

11 December, 2019
“What the fuck” Basha bëhet hit në internet, ja si tallen rrjetet sociale me deklaratën e tij për ngritjen e flamurit (VIDEO)

Pas takimit me Ministrin e Jashtëm Italian, Basha i përgjigjet pyetjes së gazetarëve nëse do ulet në tryezë me Ramën

11 December, 2019
Takimi në Laç, Rama ‘befasohet’ nga banori rom: Vetëm unë jam ‘i zi’ të flas edhe unë (VIDEO)

Takimi në Laç, Rama ‘befasohet’ nga banori rom: Vetëm unë jam ‘i zi’ të flas edhe unë (VIDEO)

11 December, 2019
Barcelona befason të gjithë me zgjedhjen, i jep gati “në tavolinë” ofertën ish yllit të saj

Barcelona befason të gjithë me zgjedhjen, i jep gati “në tavolinë” ofertën ish yllit të saj

11 December, 2019
Bossi i kompanisë lë pa fjalë 200 punonjësit e tij, u jep zarfin e kuq me surprizën e madhe marramendëse

Bossi i kompanisë lë pa fjalë 200 punonjësit e tij, u jep zarfin e kuq me surprizën e madhe marramendëse

11 December, 2019
Temperaturat do pësojnë ndryshim drastik, bien nën zero! Ja ç’pritet të ndodhë me motin në orët në vazhdim

Temperaturat do pësojnë ndryshim drastik, bien nën zero! Ja ç’pritet të ndodhë me motin në orët në vazhdim

11 December, 2019
A do ta kallëzoj penalisht Presidentin Meta? Ardian Dvorani jep përgjigjen që nuk pritej: Unë nuk llogaris askënd

A do ta kallëzoj penalisht Presidentin Meta? Ardian Dvorani jep përgjigjen që nuk pritej: Unë nuk llogaris askënd

11 December, 2019
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Na ndiqni

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Të fundit

“Uroj që 2020 të na gjejë me mendje të ftohtë”, Ditmir Bushati jep mesazhin e fortë: Me më shumë bashkëpunim politik

Shpallja “non grata” 14 personave shqiptarë nga SHBA, Ditmir Bushati tregon për “Zërin e Amerikës” kush është shqetësimi kryesor

11 December, 2019
Rama veçoi mesazhin e SHBA pas tërmetit, përlotet Leyla Moses-Ones gjatë fjalës së kryeministrit

Rama veçoi mesazhin e SHBA pas tërmetit, përlotet Leyla Moses-Ones gjatë fjalës së kryeministrit

11 December, 2019
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.