24 nëntori është shpallur ditë zie kombëtare në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari për nder të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik, një ditë më parë në Bullgari.
Ishte MV që shpalli e para tre ditë zie kombëtar. Më pas Kosova vendosi që 24 nëntori të ishte një ditë zie dhe i njëjti vendim u mor dhe Bullgaria. Ndryshe vepruan autoritetet shqiptare, të cilat u mjaftuan vetëm me mesazhet e ngushëllimit.
Politika u solidarizua me popullin maqedonas, por 45 persona që humbën jetën në aksidentin e rëndë ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Ndryshe nga Kosova, MV apo Bullgaria, Tirana zyrtare nuk ka marrë vendim për të shpallur ditë zie.
Kujtojmë që aksidenti ndodhi në orët e para të ditës së djeshme në Bullgari. Autobusi po udhëtonte nga Stambolli drejt Shkupit, ndërsa pasagjerët kishin realizuar një udhëtim turistik.
Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë, ndërsa dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara dhe një defekti teknik. Ndërkohë shtatë persona i mbijetuan aksidentit. Viktimat ishin kryesisht në moshë të re, mes të cilëve 12 fëmijë.
Diskutime rreth kësaj post