Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi kërkesën e prokurorisë për pezullimin nga detyra të tre gjyqtarëve të Apelit Durrës, të cilët po hetohen për “korrupsion”. Gjyqtarët për të cilët u kërkua pezullim janë Kliton Spahiu, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.
Ata janë nën hetim nga Krimet e Rënda prej disa muajsh pas një kallëzimi të bërë nga një biznesmen durrsak. Sipas prokurorisë, tre togat e zeza dyshohet se kanë udhëtuar dy herë jashtë vendit, të sponsorizuar nga një biznesmen, i cili ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej prej tyre.
Një nga këto udhëtime ka qenë në Spanjë në tetor 2014, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid – Barcelona. Më herët, kërkesa për pezullimin e tyre nga detyra u rrëzua edhe nga Shkalla e Parë për Krimet e Rënda.
Diskutime rreth kësaj post