Me siguri ju videoja me ekspertin nga BBC që po fliste live dhe djali i tij i u fut në mes të emisionit.Ngjarja që ka ndodhur sot është po aq e lezetshme.
Korrespondentja e MSNBC News, Courtney Kube po mbulonte live nga studioja sulmin në Sirinë e Veriut, kur djali i saj futet në mes të studios dhe i shtrin duart tek nëna e tij që ta merrte në krahë. Courtney Kube mbulon ngjarjet e sigurisë Kombëtare dhe Pentagonin, dhe djali i saj 4 vjeç e kapi në një moment shumë serioz, atë të raportimit të një ngjarje me rëndësi, ku janë përfshirë Amerika dhe Turqia.
Por si profesioniste me një karrierë prej vitesh, Kourtney e mori me sportivitet dhe tha:“Më falni, fëmija im është këtu dhe ka dalë live”, e më pas ajo buzëqesh duke u munduar të fshehë djalin.
Por skena nuk zgjati shumë pasi regjia nxori një kronikë nga Kuba. Vogëlushi katër vjeç kishte shkuar bashkë me binjakun në studion e mamit, kur në fakt duhej të ishin në institucionin parashkollor e të mësonin me fëmijët e tjerë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post