Eksperti amerikan për sëmundjet e infeksionit, Anthony Fauci parashikon që numri i viktimave nga koronavirusi në Amerikë do të jetë 100,000 deri në 200,000 njerëz.
Doktor Fauci deklaroi gjithashtu se miliona njerëz do të infektohen, duke shtuar se bllokimet nuk do të hiqen as javën e ardhshme siç tha presidenti, Donald Trump.
Projeksioni i zymtë vjen ndërsa SHBA-ja ‘udhëheq’, si një ndër më të prekurat nga infeksioni i koronavirusit, me 132,647 raste të prekura, raportuar deri më sot. Numri i të vdekurve në mbarë vendin arriti në 2.355 të dielën, më shumë sesa dyfishi shifrave të raportuara dy ditë më parë.
Qeveria po shikon veçanërisht lehtësimin e kufizimeve në zonat që nuk janë goditur fort nga shpërthimi në përfundimin e përpjekjes 15-ditore në mbarë vendin për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
Kur u pyetën nëse e mbështetën këtë veprim, Fauci tha se ai do të mbështeste vetëm kthimin e udhëzimeve për distancimin social në zona me më pak ndikim nëse ekziston një test i zgjeruar.
Fauci iu drejtua gjithashtu vendimit të Presidentit Donald Trump për të mos imponuar një karantinë të rreptë në pjesë të Neë York, Neë Jersey dhe Connecticut.
Fauci tha se ishte e rëndësishme të mos zbatohej diçka që do të krijonte ‘një vështirësi më të madhe’, dhe në vend të kësaj të lëshonte një këshillë udhëtimi për zonën e metrosë në Neë York. Eksperti i mjekësisë vuri në dukje se rreth 56 përqind e infeksioneve të reja të vendit po vijnë nga zona e Neë York-ut, ku janë raportuar 33.786 raste dhe 678 vdekje./DailyMail
Diskutime rreth kësaj post