Taulant Muka, mjeku epidemiolog, në një lidhje me “Skype” nga Zvicra prë A2 ka deklaruar se në Shqipëri është mjaft e vështirë të bësh vlerësime mbi situatën nga koronavirusi, pasi sipas tij, numri i testimeve është shumë i ulët.
“Është e vërtetë që karantina duhet të kishte dhënë efekt dy apo tre javë më pas. Është e vështirë të bësh vlerësimin për Shqipërinë, pasi numri i testeve është shumë i ulët. Çdo model matematikor do të dështonte në Shqipëri me këto shifra, pasi nuk janë realiste”, u shpreh Muka.
Më tej, ai thekson se koronavirusi në Shqipëri mund të jetë përhapur më herët se marrja e masave, rreth fundit të shkurtit dhe këtë ai e bazon te koha kur kanë ndërruar jetë këta personat e parë.
“Nga ana statistikore, një person nga momenti që infektohet deri kur ndërron jetë është diku te 31 ditë dhe duke u bazuar në datat kur kanë vdekur këta persona, i bie që ata janë infektuar nga fundi i shkurtit. Numrat para karantinës mund të kenë qenë më shumë se 1 mijë dhe është shumë e vështirë të bësh projeksion”, thotë Muka, i cili shton se ky nuk është vetëm një problem i Shqipërisë, por edhe i disa shteteve të mëdha.
Diskutime rreth kësaj post