Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, u shpreh se Shqipëria është e vonuar në marrjen e masave për përballimin e koronavirusit.
Sipas tij është shpërndarë një teori, e cila është mjaft alarmante, ku rastet që do të jenë të verifikuar të prekur nga ky virus, por nuk kanë simptoma të rënda, do të trajtohen në shtëpinë e tyre.
“Qeveria shqiptare është e vonuar 40 ditë për dhënien e alarmit dhe përgatitjet. Alarmi është dhënë që prej 15 janarit. Unë e kam ngritur që herët këtë shqetësim dhe kam thënë qartësisht: Pavarësisht se Virusi është ende në Kinë, ne jemi të rrezikuar njësoj si të gjitha vendet e tjera të botës. Ne nuk jemi fare me risk të ulët. Nuk u dha alarmi, nuk u bënë përgatitjet, nuk u dislokuan fondet e emergjencës për këtë situatë. Vetëm një ditë më parë janë dislokuar 1 mln dollarë për masat mbrojtëse të personelit. Kjo është krejtësisht e pamjaftueshme. Spitalet tona nuk kanë as maska. Nuk ka karantinë edhe pse nuk është zgjidhja e vetme.
Këta kanë zgjedhur strategjinë e dështimit të shtetit. Këta bazohen në vetëkarantinimin e të sëmurit apo e atij që dyshohet si i prekur. E dyta, këta kanë shpërndarë një teori, e cila është mjaft alarmante. Rastet që do të jenë të verifikuar të prekur nga ky virus, por nuk kanë simptoma të rënda, do të trajtohen në shtëpinë e tyre. Në këtë mënyrë, ata bëhen një burim infeksioni”, u shpreh Shehu në A2.
Diskutime rreth kësaj post