Doktor Vasil Llajo sqaroi se janë dy lloj analizash që kryhen për të zbuluar Covid-19. Ato që bazohen në dy metodologji të ndryshme: golden standard, me metodën e PCR, dhe testet e serologjisë.
“Atëherë le t’i diferencojmë testet që bëhen për detektimin e Covid-2, atij që shkakton Covid-19, sepse vetë virusi vetë është SarsCov-2. Janë dy lloj analizat që kryhen, që bazohen në dy metodologji të ndryshme: golden standard është e preferuar, me metodën e PCR, që merret nga fyti me tamponë dhe kjo detekton pozitivitetin e virusit në organizëm.
Kjo është metoda më e preferuar për ta detektuar virusit dhe është më e kushtueshme, duke variuar 80, 100-120 euro. Testet masive janë testet e serologjisë që janë 3 lloje: metoda e Elisës, që është mëma e sirologjisë në infeksionet virale, kemi ludimishenca dhe imunokromatografia është që test i shpejtë i cili në rastet e pandemisë nuk bëhet screening e popullatës, pra, përjashtohet përdorimi testeve të shpejta. Diskutimi është nëse do të përdorim testet sirologjike”, tha ai për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post