Mjeku Gazment Koduzi kërkon që të bëhen teste horizontale për të kapur në kohë rastet e dyshuara me koronavirus.
“Duhet të rritet numri i testeve në mënyrë horizontale. Qeveria shqiptare duhet të gjejë mjetet, duhet të ketë vullnetin të vendosë buxhetin e duhur dhe të marrë vendimin e duhur që të bëhet ky ekzaminim horizontal, pra testim horizontal bazuar në një protokoll të caktuar.
Element tjetër është siguria e personelit shëndetësor, ka disa vatra, si në spitalin e Lezhës, në Sauk tek Spitali Shefqet Ndroqi, tek qendra shëndetësore 1, tek spitali i Durrësit, tek infektivi doli një mjek pozitiv. Pra edhe njëherë theksoj nevojën e pajisjes së personelit mjekësor me setin antivirus. Pra unë mendoj që këto janë disa nga elementët”, tha ai në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post