Nënkryetari i LSI, Luan Rama, është shprehur se koronavirusin është një alibi për t’iu fshehur Kushtetutës.
“Çdo alibi për t’u fshehur pas koronavirusit është shërbim për t’iu fshehur kushtetutës në dobi të atyre që kanë bërë një veprimtari kriminale.
Data 2 mars është data e atyre që duan Shqipërinë, që e duan Atdheun përballë cetës së horrave dhe kriminelëve që duke shkelur ligjin, mendojnë të kapin edhe gjykatën Kushtetuese.
Data 2 mars është apel për qytetarët shqiptarë për të qenë jo krah Ilir Metës por krah Republikës, Kushtetutës dhe për t’i kthyer integritetin e pushtetit shqiptarëve”, tha Luan Rama.
Diskutime rreth kësaj post