Një vrasje me armë zjarri është shënuar mesnatën e kaluar në qytetin e Shkodrës. I vrarë ka mbetur 42-vjeçari Ilir Alija me profesion mjek, i cili është qëlluar nga Dritan Ymeri.
Viktima dhe autori ishin fqinjë, ndërsa shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt për pronën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 të së premtes, në lagjen “Qemal Stafa”, ndërsa policia bën me dije se Ymeri ka qëlluar disa herë me armë zjarri mbi Alijan dhe për pasojë duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen e menjëhershme.
Edhe pse u kërkua ndërhyrja e forcave RENEA për arrestimin e autorit, ai ka mundur të ikë nga banesa ku mbahej i rrethuar nga forcat e rendit.
Diskutime rreth kësaj post