Për disa ishtë një sukses ndërsa për të tjerët një dështim. Përkrahja e publikut në festivalin “Sunny Hill që u mbajt përgjatë datave 10- 12 gusht, në parkun e Gërmisë nuk ishte ajo që pritej. Madje krahasur me festivalin e Budapesit (foto poshte) ku Dua Lipa këndoi para 75 mijë vetëve, pritja që i rrezervoi vendi i saj duket mjaft e vogël. Ajo duket edhe më e papërfillshme po të mendohet se ishte i ati i saj, Dukagjin Lipa ai që organizoi festivalin dhe bëri bashkë artistë të mirënjohur shqiptarë e të huaj për të promovuar Kosovën.
Mgjithëatë, në Gërmi nuk u mblodhën aq spektatorë sa pritej. Atëherë cila është atsyeja? Performanca e këngëtares, jo e jo. organizmimi ishte thuajse perfekt.
Po atëherë?
Një përgjigje e ka dhënë ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli që i dha xhetin e tij privat këngëtares për të mbërritur në Prishtinë. Sipas Pacollit gjithësejcili vlerësohet më pak në vendin ku e njohin. Në një postim në Facebook shkruan: “Nuk të bën Profet fshati yt. Dua Lipa , këngëtarja pa kompromis, ndër më të mirat në botë, në Budapest tuboi 900% më shumë fansa se sa në Prishtinë”.
Diskutime rreth kësaj post