• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Komiteti për monitorim i KE-së, thirrje Malit të Zi për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese

16 January, 2023
në Kryesore, Rajon
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komiteti për monitorimin e respektimit të detyrimeve që dalin nga anëtarësimi në Këshillin e Europës, u bëri thirrje në raportin e tij, të gjitha subjekteve politike në Mal të Zi, që të zgjedhin pa vonesë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese tani nuk është në gjendje të funksionojë siç duhet në çështjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore” , thuhet në dokument.

Sipas raportit të komisionit, Malit të Zi i kërkohet të zbatojë rekomandimet e Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Institucionet Demokratike të OSBE-së në lidhje me procesin zgjedhor, para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Sipas raportit, “zhvillimi i ngjarjeve në luftën kundër korrupsionit duket premtues, pritej që një sërë rastesh të profilit të lartë të ishin një tregues i angazhimit real në luftën kundër korrupsionit.”

Raporti i komitetit theksoi gjithashtu se Mali i Zi përjetoi paqëndrueshmëri të konsiderueshme politike në vitin 2022, i cili ishte rezultat i një procesi të vazhdueshëm transformimi pas zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat e hoqën Partinë Demokratike Socialiste të presidentit aktual Milo Gjukanoviq nga pushteti për herë të parë në historinë e vendit.

Mali i Zi është përfshirë në raportin e komitetit sepse është ende nën monitorim pasi përmbush detyrimet e tij në Këshillin e Evropës. Mali i Zi është anëtar i Këshillit të Evropës që nga maji i vitit 2007.

Mesazhe të ashpra Malit të Zi iu dërguan nga BE-ja në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, kur u njoftua se mund të konsideronte ndërprerjen e negociatave me Malin e Zi në rast të vazhdimit të krizës politike dhe institucionale në vend.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë deklaruan se nëse Mali i Zi nuk krijon institucione funksionale dhe nuk zgjedh gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Bashkimi Evropian në janar ose shkurt mund të shqyrtojë se si të ndalojë procesin e negociatave./VOA

Paraardhëse

“Asnjë se blinte librin, se di pse”, aktori Florjan Binaj “thumbon” hapur Ermal Mamaqin

Pasardhëse

Arrestimet në ministrinë e Financave, vjen reagimi i parë nga PS-ja

Pasardhëse

Arrestimet në ministrinë e Financave, vjen reagimi i parë nga PS-ja

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.