Deputeti Edmond Spaho, ka reaguar ashpër, pas njoftimit të kryetarit të shkarkuar, Lulzim Basha, se do të thërrasë nesër Këshillin Kombëtar për të shkarkuar kryetarin e saj Edi Paloka dhe disa anëtarë kryesie dhe kryetarë degësh, të cilët kanë ndjekur Kuvendin e Rithemelimit të PD.
Në postimin e tij në Facebook, Spaho e ka quajtur Bashën një “kokëfortë, pa ide, kokorroc mendjebosh” që nuk e kupton që nuk ka zot që e shpëton dhe se koha e tij ka mbaruar.
Postimi i plotë i Edmons Spahos:
“Sa keq me vjen per ty Lul per keto marrezira qe po ben! Keshtu ke vepruar 8 vjet rresht. E ktheve Partine ne bahce personale dhe nuk degjoje asnje, as ata te cilet kishin dashamiresine te mos te lejonin te bije ne gremine, per hir te interesave te PD.
Kokeforte, pa ide, kokorroc mendjebosh, kunder rrymes. Po te lene ne kryesi edhe sejmenet. Nuk e kupton qe nuk ka zot qe te shpeton dhe koha jote ka mbaruar? Nga sa kam vene re dhe informacionet qe kam, edhe drejtuesit e PS tallen me ty dhe shperndajne meme konfidenciale. Me shume nga te gjithe tallet Rama, i cili e sheh qe “kauza” jote ka mbaruar dhe te konsideron si Nastradinin e vitit .
Behu burre dhe jep doreheqje! Terhiqu o derezi sepse po te perdorin? Nuk eshte qamet te dorehiqesh. Ti nuk je pa buke. Me dhjetra mijra shqiptare jane pa buke por kane dinjitet. Apo nuk dorehiqesh dot sepse je peng?
Fol Lul sepse lehteson shpirtin”, shkruan Spaho.
Diskutime rreth kësaj post