• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Koço Kokëdhima publikon videon e deputetit shqiptar që po ‘thyen’ rrjetin dhe bën deklaratën e fortë

9 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
335
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima ka reaguar për zhurmën që ka shkaktuar fjalimi i përfaqësuesit të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Ai dje ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të këtij Kuvendi.

Postimi i plotë:

“Shaip Kamberi, njëri prej 4 deputetëve shqiptarë në parlamentin serb të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit 2020, me veprimet dhe qëndrimet e tij, vazhdon të jetë një zë i vetëm, por i fuqishëm, në mbrojtje të dinjitetit të kombit shqiptar jo vetëm në Serbi.

Fjalimi i tij shqip dje në sallën e parlamentit të Serbisë, për herë të parë pas mëse dy dekadash, ishte një grusht i fortë ndaj diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe politikës shtetërore serbe kundër kombit shqiptar.

Edhe pse u ndërpre disa herë nga kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, deputeti shqiptar i Bujanovcit denoncoi vendimin e Gjykatës së Lartë në Beograd, që refuzoi të shpallë fajtor ministrin e Mbrojtjes, Aleksandër Vulin për diskriminim dhe fyerje ndaj shqiptarëve, me përdorimin e termit ofendues “šiptari”, që ishte sanksionuar si pjesë e gjuhës së urrejtjes nga Gjykata e Apelit të Serbisë në vitin 2018, ndërsa Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë, e kishte cilësuar si nënçmues, fyes dhe shkelje e Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit.

Nuk pres që të reagojnë në mbështetje të deputetit shqiptar politikanët servilë dhe inferiorë shqiptarë në Tiranë dhe Prishtinë, aleatë të qeverisë serbe për “Mini-shengenin”, që rikthen ëndrrën e vjetër të ish-Jugosllavisë dhe ekspansionin sllav në trojet shqiptare. Por z.Kamberi ka mbështetjen dhe simpatinë e të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë në hapësirën shqiptare dhe në diasporë.” – shkruan Kokëdhima.

VIDEO:

Paraardhëse

Strasburgu rrëzoi padinë e ish-gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj! Ja si e komenton Etilda Gjonaj këtë vendim

Pasardhëse

Neymar: Kam vuajtur shumë, kam qarë kur humbëm finalen e Champions League

Pasardhëse

Neymar: Kam vuajtur shumë, kam qarë kur humbëm finalen e Champions League

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.