Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se në ‘garën’ për marrjen e pushtetit më 25 prill, ka nevojë këdo që vendos interesat e Sshipërisë mbi interesat e kryeministrit Edi Rama.
Në një intervistë për ‘OraNews’, Basha u pyet lidhur me bashkëpunimin e opozitësnë opozitë, nëse ka nevojë për disa kontribues ndër vite të PD-së, si për Topallin apo Patozin.
“Kjo është një betejë ku gjithsecili prej tyre vendos rolin që ka. Çdo shqiptar me 25 Prill do të vendosë vendin në pozicionin që ka. Dhe pozicioni kurrë nuk ka qenë më i qartë, ose me Shqipërinë dhe kundër Edi Ramës ose kundër Shqipërisë dhe me Edi Ramën. Ata që kanë vendosur interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve mbi interesat e Edi Ramës apo dhe interesat vetjake kanë qenë dhe janë gjithmonë të mirëpritur”, ishte përgjigjja e Bashës.
Diskutime rreth kësaj post