Emocionuese!
I sherbeu klientit te radhes dhe ai i la bakshish, por arsyeja qe e beri te qaje do ju emocionoje.
Një kameriere shpërtheu në lot pasi mori një bakshish të konsiderueshëm dhe të papritur nga klienti porosia e te cilit kushtonte 9.53 sterlina.
Ai i la kamerieres edhe plot 200 sterlina të tjera. Motivi i kësaj zemërgjerësie të papritur fshehej në pjesën e pasme të faturës.
“Brandi, faleminderit për shërbimin tuaj! Të dëgjova teksa flisje për fëmijën tënd larg prej teje, përdori këto para për t’i bërë një vizitë”, shkruhej në faturë.
Kamerierja e publikoi foton e faturës në Igmur dhe shfaqi emocionin për marrjen e kësaj dhurate.
“Shpërtheva në lot në kuzhinë. Personat bujarë dhe të dobishëm ekzistojnë akoma”, shkroi gruaja.
Diskutime rreth kësaj post