Duke luftuar për të marrë frymë dhe të flasë, Andy Hardwick mezi mund ta mbajë kokën drejt, ndërsa përshkruan simptomat e koronavirusit që po përjeton.
51-vjeçari është normalisht i aftë dhe i shëndetshëm, shkon në palestër të paktën tre herë në javë, dhe vuan nga astma vetëm herë pas here. Por ai u prek nga Covid-19 dhe miqtë dhe familja e tij e nxitën që të bënte një video për t’u treguar të tjerëve se sa serioze mund të jetë sëmundja.
“Shtylla kurrizore më dhemb, shpina dhemb, qafa më dhemb. Nuk do të flasësh, mezi merr frymë nëse vjen rrotull dhe nuk do ta ngresh kokën nga një jastëk,“ – shpjegoi Hardwick në videon, e cila është ndarë në Facebook mbi 37,000 herë.
Në video, ai shtrihet përsëri, duke luftuar për të mbajtur sytë hapur ndërsa flet me hope para kamerës. “Ajo vjen valë valë, do të ndjesh pak lehtësim ndonjëherë, pastaj ikën… Kjo me të vërtetë dhemb. Nuk krahasohet me ato që kam kaluar më parë dhe nuk do tía uroja as armiku tim,” – tha Hardwick.
Sipas gruas së Hardwick, znj. Nicola, shumë miq kanë thënë se në atë gjendje, ata nuk po arrinin ta njihnin Andy në video.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post