Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se është shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.
Meta thekson se kryerja e testeve është urgjente pasi numr i rasteve me COVID-19 është 11 herë më i lartë se në muajin prill.
“‘Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.
Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.
OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!
Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë.’-shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post