Mjeku Arjan Mezini i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ ka thënë se çdo kontakt i afërt i rasteve me COVID-19 duhet të tamponuar, me apo pa simptoma qoftë ai. Sipas Mezinit rastet e reja në Shqipëri duken se varren nga testimet, prandaj ato duhet të rriten 2-3 herë.
Ai shprehet si bindur se kjo është vala e parë e koronavirusit në Shqipëri, dhe jo ajo që kaloi në periudhën mars- prill, ndërkohë është tani Shqipëria që po rikthehet aty ku ishte Europa 2 muaj më parë.
“Po ta shohësh, i lëmë shifrat e sotme, shohim ato të djeshmet, reflektonin nga numri i përgjithshëm i tamponeve në 25% të të infektuarve. Ne duhet të kishim bërë 2=3 herë më shumë për të arritur në 10%-shin, se është shumë më shumë në 1000, 1500 njerëz. Ne duhet të ndërpresim vatrat. Nëse vijojmë kështu atëhere vështirë do të kemi ato shifrat kontabël të BE për lëvizjen mes shteteve”, – ka thënë ai.
Ka persona që janë diagnostifikuar me COVID-19, madje janë shtruar, por familjarëve të tyre apo kontakteve të afërta nuk i bëhet tamponi thjesht dhe vetëm se janë asimptomatikë. Është në gjykimin tuaj i detyrueshëm tamponi tek këta?
“Mendimi im, është që çdo kontakt i afërt duhet tamponuar. Sepse njerëzit thonë s’kam gjë dhe vijoj jetën. E kam dëgjuar që e ndjek Evropa këtë metodë, por Evropa ia ka izoluar vatrat, ne po kthehemi në kohën kur Europa kishte infeksion në mars- prill. Se ne ishim në ‘’Lock-Down’’ dhe sigurisht kishte më pak raste. Ndërkohë që sot jemi në një po them, kjo është valë e parë. Sepse nuk patëm valë”. – tha mjeku.
Diskutime rreth kësaj post