Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata teksa komentoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, u shpreh se kryeministri Rama iu trembet zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Koalicionet janë një standard demokratik. Sa i takon listave duhet të hapën 100%. Përse ka frikë Rama të votohet nga qytetarët. Rama ka frikë të votohet në partinë e tij.
Ne duhet të çelim negociatat, Rama është i humbur. Është tmerrësisht i humbur. Të gjitha këto veprime nëse do të ishte i sigurt ne fitore nuk do t’i kishte ndërmarrë”, – tha Gjata për AbcNews.
“Pra ne po luftojmë që të hapen negociatat. PD sot në opozitë është partia më e madhe, Basha sot është drejtuesi i opozitës. Rregullat e lojës janë në tërësi midis aleatëve. Do të ketë konsensus sepse nuk hyn njeri me diktat siç bën Edi Rama.
Për herë parë do të vendoset procedura e identifikimit biometrik Rama mendon që të gjitha format që ai përdor, mbyllja e listave është që të fitojë kohë”, – tha më tej Çlirim Gjata.
Sa i përket manipulimeve në procese zgjedhore për sekretarin për Çështje Ligjore të PD-së, problem mbetet fakti nëse kryeministri Rama do të ketë vullnet politik të pranojë zgjedhje të lira.
“Nuk është se KQZ me vullnetin e tij ka prishur procesin e proceseve zgjedhore. Zgjedhjet janë prishur për shkak të veprimeve poshtë. Pra asnjë nga institucionet e KQZ nuk ka shumë kompetenca që të ndërhyjë, por a do të ketë vullnet politik Edi Rama që të lejojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ky mbetet problemi”, – u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post