Anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike Kreshnik Çollaku, ka komentuar dakordësinë e arritur nga palët politike, për Reformën Zgjedhore. Çollaku tha se ishte një dakordësi e pjesshme, duke shtuar se nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e që ajo të konsiderohet marrëveshje.
Duke ju përgjigjur zërave kundër për mosvotimin e Reformës Zgjedhore nga opozita parlamentare, Çollaku theksoi se ato do të tentojnë që të sabotojnë identifikimin biometrik.
“Edhe nëse marrëveshja do të realizohet, me votat në parlament ato do të të tentojnë që ta sabotojnë identifkimin biometik. Sepse kam bindjen që ato duhet të luajnë me kartat false. Mund të prishin një paisje dhe kthehen tek ai manuali. Kjo është e sigurt fare. Rreziku i parë është sabotimi i procesit të identifikimit biometrik.
Ky rebelimi i pseudo opozitës nuk ka lidhje me kurajon e disa individëve në parlament, por po përdoren nga Edi Rama, në mungesë të kurajos për të mohura marrëveshjen. Imagjinoni disa deputetë pseudo-opozitar që u rebelokan dhe nuk japin as 6 vota për të moskaluar Reformën Zegjedhore. Moskalimi i të cilës penalizon hapjen e negociatave. Jemi para këtij rreziku. Identifikim i biometrik paralizon manipulmin e votimeve.”, tha Çollaku për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post