Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu tha se me marrëveshjen e 5 qershorit Rama po teston ndërkombëtarët.
“Rama po teston faktorin ndërkombëtar, mendoj që ai do avancojë dhe do i bëj ndryshimet kushtetuese, po i thanë ata ndal do ndalë dhe ai. Mendoj që ndërkombëtarët po luajnë me dy porta. Unë nuk mendoj që po prishet marrëveshja.
E papranueshme për mua është loja e dyfishtë e ndërkombëtarëve, sepse thonë nuk mbështesim pazaret pas kuintave pastaj thonë votoni marrëveshjen e 5 qershorit, dhe kjo nuk është e moralshme sepse është një marrëveshje që nuk ndryshon asgjë”, tha ai për Open.
Diskutime rreth kësaj post