Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Ai e akuzon se ka braktisur biznesin në kohën më të vështirë.
Postimi i Shehajt:
“Tani që kriza ekonomike po thellohet, Edi Rama jo vetëm nuk ka ndërmend t’u vijë në ndihmë as bizneseve e as qytetarëve, por gënjen se nuk ka premtuar një paketë të tretë, me të cilën gjoja do të ndihmonte familjet në nevojë dhe turizmin.
RAMAVIRUSI i braktisi shqiptarët në ditët e tyre më të vështira. Sot bizneset po falimentojnë, papunësia po rritet dhe, po ashtu, edhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm për fëmijët e tyre.
RAMAVIRUSI po shkatërron ekonominë dhe po e zhyt vëndin në një krizë të rrezikshme ekonomike, pasi paratë e buxhetit, edhe gjatë pandemisë, shkuan për tendera sekrete dhe jo për njerëzit në nevojë.
Bizneset shqiptare janë duke u shkatërruar, ndërsa bizneset e Ramës janë duke lulëzuar! Bizneset shqiptare po shkatërrohen çdo ditë, ndërsa oligarkët e Ramës janë duke ndërtuar kulla çdo ditë!
Ky realitet i dhimbshëm duhet të ndryshojë sa më parë!”, – shkruan Shehaj.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post