Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, uron të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit. Kryemadhi shkruan në Facebook se në këtë ditë bashkon lutjet me të gjithë besimtarët, me shpresë për begatimin e Zotit ndaj atdheut tonë dhe të gjitha familjeve shqiptare.
“Të dashur besimtarë mylsimanë, në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit, bashkoj lutjet e mia me tuajat, me shpresë për begatimin e Zotit ndaj atdheut tonë dhe të gjitha familjeve shqiptare. Zoti ua pranoftë agjërimin e sakrificat!
Ripërtëtitja shpirtërore përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, na dhëntë paqe me veten dhe njëri-tjetrin, urtësinë për të reflektuar dhe forcën për tu ngritur mbi antivlerat që cënojnë familjen, shoqërinë e kombin tonë. Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post