Kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka reaguar i shqetësua ne lidhje me raportin e publikuar nga INSTAT në bazë të të cilit, vitin që lamë pas vdekjet e tejkaluan numrin e lindjeve.
Sipas Kokëdhimës, kjo ditë e zezë për Shqipërinë nuk erdhi papritur, por është vepër e aktorëve politikë të tranzicionit të 30 viteve të fundit.
Madje Kokëdhima shkruan se sikurse e ka paralajmëruar më parë Shqipëria po katandiset në një vend me pleq dhe me prindër pa fëmijë.
“Për herë të parë në historinë e vendit, vdekjet i tejkaluan lindjet me rreth 400 persona, duke shënuar nivelin më të ulët të shtesës natyrore të popullsisë, prej gati një shekulli, sipas të dhënave të INSTAT.
Kjo ditë e zezë për Shqipërinë nuk erdhi papritur, por është vepër e aktorëve politikë të tranzicionit cfilitës të 30 viteve të fundit, që përzunë shqiptarët e ndershëm dhe e bënë të pasigurtë jetën për ata që mbeten. Askush nuk do që të ketë dhe të rritë fëmijët në një vend pa të ardhme dhe shpëtimi për familjen e karrierën mbetet vetëm largimi.
Shqipëria po katandiset ashtu siç paralajmërova me trishtim vite më parë: një vend me pleq dhe me fëmijë pa prindër, pa shpresë dhe pa të ardhme, sepse është e kapur, një ferr për njerëzit e ndershëm dhe parajsë e elitës së korruptuar.
Ka vetëm një zgjidhje: Duhet të ikë elita e korruptuar politike, që të rrinë shqiptarët dhe të shpëtojë Shqipëria.”, shkruan Koço Kokëdhima.
Diskutime rreth kësaj post